Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, priti në takim ministrin turk, Hakan Fidan

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, priti në takim ministrin turk, Hakan Fidan

inistri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur në takim dhe ka biseduar me ministrin e Jashtëm të  Turqisë, Hakan Fidan. Pas takimit në një konferencë të përbashkët për medie, Hasani ka falënderuar Turqinë për angazhimin e saj në njohjet për Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe rajonale. “Dua të falënderojë Turqinë për angazhimin e saj në njohjen e Kosovës dhe në anëtarësimin e saj në organizata rajonale e globale”, ka thënë Hasani. Në këtë konferencë dy ministrat kanë folur edhe për raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, të cilat i kanë vlerësuar si shumë të mira. “Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Aktualisht marrëdhëniet mes vendeve tona në çdo fushë janë të shkëlqyera dhe kanë njohur vetëm rritje. Sot ne zhvilluam takimin e dytë të grupit për dialog politik. Ky takim e forcon edhe më tej karakterin strategjik të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh është shoqëruar me rritje kuptimplotë të bashkëpunimit dypalësh”, ka thënë Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Emërimi i Konjufcës nga Kurti shihet si taktikë elektorale

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e 60-të të Këshillit të Përgjithshëm të …