KOSTT-i e kundërshton amendamentin i cili cakton koeficientin 1 deri 7 për punënjësit e ndërmarrjeve publike

Sindikatat dhe punëtorët e KOSTT-it kanë protestuar para objektit të kësaj kompanie

Sindikatat dhe punëtorët e kompanisë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, dje kanë protestuar para objektit të kësaj kompanie. Ata përmes kësaj proteste kanë shprehur pakënaqësitë e shumta të tyre me kompaninë KOSTT. Këto kërkesa ua kanë dërguar kryeshefit ekzekutiv dhe bordit të drejtorëve të kompanisë. Kryetari i sindikatës të KEK-ut, Nexhat Llumnica, tha se përveç që nuk është rritur paga që nga viti 2014, sot punëtorët po kanë një pabarazi në paga. Ai shtoi se punëtorët konsiderohen si një vegël punë dhe jo si qenie  njerëzore. Në anë tjetër, kryetari i unionit të punëtorëve të KOSTT-it, Seladin Izmaku, theksoi se kërkesat e punëtorëve janë anulimi i rritjes së përshkallëzuar, zvogëlimi ndërmjet pagave, zbatimi i kontratave të punës pa sistematizim të mirëfilltë, rritje page 20 për qind për stafin jo-menaxherial dhe përfshirja e sindikatës në të gjitha vendimet e rëndësishme për punëtorët. Ai shtoi se nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje deri me datën 10 shkurt, atëherë sindikatat do të vazhdojnë me hapa të tjerë më radikal.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …