Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se e mbajtur premtimin për fuqizimin të Ushtrisë së Kosovës. Ai thotë se që nga fillimi i mandatit janë investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit. Premtuam fuqizim të ushtrisë, e realizuam! Që nga fillimi i këtij mandati deri më tani investuam mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit. Çdo prokurim është realizuar përmes konceptit shtet më shtet dhe shtet me prodhues, duke kursyer kësisoj buxhetin ndërkohë që është rritur cilësia dhe siguria e furnizimeve, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një postim të tij.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
