Ministri i MTI-së, Endrit Shala merr vendim që ndalon shitjen dhe shërbimin e alkoolit dhe duhanit për të miturit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e vendimeve për mbrojtjen e konsumatorit ai ka lëshuar urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, që obligon zbatimin me përpikmëri të nenit 15 të Ligjit Nr 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit. Urdhëresa e ministrit Shala ka për qëllim të ndalojë dhe sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeç. Kjo urdhëresë obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën 18 vjeç. Në urdhëresë thuhet se të gjitha pikat shitëse do të ndëshkohen në rast të mos zbatimit të ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dëmtuan edhe kompanitë evropiane

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se masat ndëshkuese të Bashkimit …