Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli e ka dënuar sulmin e djeshem në Toronto të Kanadasë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli: Demarkacioni, pothuajse çështje e mbyllur

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behxhet Pacolli, ka vlerësuar se çështja e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është pothuajse e mbyllur. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithëherë pranë nesh në ditët më të vështira për popullin dhe në proceset më të rëndësishme për vendin”, ka shkruar ai në rrjetin social. “Sot ishte ditë me fat për Kosovën sepse Demarkacioni pothuajse është çështje e mbyllur”, ka vlerësuar ai. “Ishte ditë me fat sepse kishim mysafirë edhe Ndihmës-Sekretarin e Shtetit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Wes Mitchel”, ka shkruar ministri. “Thellësisht mirënjohës për mbështetjen gjithëpërfshirëse dhe të palëkundur amerikane. Krenar, që populli i Kosovës në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi janë populli më pro-amerikan në botë. Aleat dhe partner të përhershëm strategjik”, përfundon shkrimi i Pacollit.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë më 17 shkurt për ish-krerët e UÇK-së: “Drejtësi, jo politikë” – qytetarët kërkojnë verdikt pa ndikime politike

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar sot organizimin e një proteste paqësore më 17 …