Ministri i Ukrainës, Kuleba, në takim me ministrin rus, Llavrov, tha se do të angazhohet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ministri i Ukrainës, Kuleba, në takim me ministrin rus, Llavrov, tha se do të angazhohet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitri Kuleba,  ka folur në një konferencë për shtyp pas radhës së fundit të bisedimeve të sotme midis Ukrainës dhe Rusisë, në Antalia të Turqisë. Kuleba deklaroi  se të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për të kërkuar një zgjidhje për çështjet humanitare, në terrenin e  Ukrainës. Ai thotë se do të ishte i gatshëm të takohej sërish “në këtë format nëse ka perspektiva për një diskutim thelbësor dhe për të kërkuar zgjidhje”. Kuleba ka shtuar se beson se kur takohen dy ministrat e jashtëm ata kanë mandatin të negociojnë çështjet e paqes dhe sigurisë. Unë jam gati të vazhdoj këtë angazhim me qëllimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, për të ndalur vuajtjet e civilëve ukrainas dhe për të çliruar territoret tona nga forcat pushtuese ruse.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …