Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas shtrenjtimit pa kontroll të vajit në Kosovë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka reaguar pas shtrenjtimit të vajit në Kosovë. Ajo ka thënë se rritja enorme e çmimit të vajit është krim, i cili  është duke ndodhur me lejen e Qeverisë Kurti. Ajo  ka pyetur me këtë rast  se a ka Kosova inspektorë për ta ndalë abuzimin e rritjes se çmimeve të cilat po shtrenjtohen për ditë. 4 euro  vaji, kjo nuk ka të bëjë  me krizën as me mungesën. Ky është krim! Krimi po ndodhë me lejen e Qeverisë.  Nga mungesa e vullnetit, vizionit dhe guximit me dalë me u ballafaquar me situatën në teren. A ka inspektor ky vend qe ndal abuzimin me xhepin e varfër të qytetarëve”, ka shkruar mes  tjerash deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …