Të enjten ministri i Inovacionit, Besim Beqaj lanson Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj: Do ta rrisim ndikimin e ekonomisë digjitale

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka bërë me dije se kjo ministri do ta rrisë ndikimin e ekonomisë digjitale në vend. Në një intervistë dhënë për “Epoka e re”, ai ka thënë se ekonomia digjitale është e ardhmja ekonomike e vendit, duke u zotuar se do t’i mbështesë fuqishëm idetë e reja. Beqaj ka treguar se në vitin 2018 do të ndërtohet në Prishtinë një qendër e fuqishme e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Në këtë intervistë ministri Beqaj ka shprehur rezervat e tij për vendimin e qeverisë për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit. Sipas tij, një veprim i tillë dëmton konkurrencën në treg.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga …