MKRS-ja ndan 30 mijë euro për përgatitjen e xhudistes Majlinda Kelmendi për LO2020

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK) dhe xhudistja Majlinda Kelmendi kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare për përgatitjen e sportistes Kelmendi përgjatë ciklit olimpik për lojërat olimpike 2020, sipas të cilit MKRS-ja obligohet të ndajë mjete financiare në vlerë prej 30 mijë euro. Mjetet nga ana e MKRS-së për xhudisten kulminante Kelmendi ndahen nga kodi buxhetor i subvencioneve të sportit dhe do të barten në xhirollogarinë e Federatës së Xhudos të Kosovës, ndërkaq Komiteti Olimpik i Kosovës ndihmon në mënyrë të gjithanshme Federatën e Xhudos së Kosovës, e mbikëqyr respektimin e Kartës Olimpike nga ana e sportistes dhe trajnerit dhe e njofton MKRS-në për ecurinë e përgatitjes të sportistes përgjatë ciklit olimpik. Sipas memorandumit, xhudistja Kelmendi obligohet që të përfaqësojë vetëm Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare përgjatë ciklit olimpik dhe t’i përgjigjet Republikës së Kosovës në xhudo sa herë që është e nevojshme të mbrojë ngjyrat e shtetit tonë. Ministri Gashi e vlerësoi se kjo mbështetje financiare për sportistët që arrijnë rezultate kulmore siç është rasti i medalistes olimpike Majlinda Kelmendi është një lloj mirënjohje nga shteti dhe një nxitje për prezantim e përfaqësim sa më cilësor të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në fushën e sporti, e cila edhe ndihmon në ngritjen e shtetit tonë anekënd botës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …