leoni

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli njofton për të arriturat e shtetit tonë në universitetin Drake të Iowa-s

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli njofton për të arriturat e shtetit tonë në universitetin Drake të Iowa-s

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behxhet Pacolli ka mbajtur një fjalim para stafit të universitetit Drake të Iowa-s, ku ka folur për arritët e Kosovës gjatë 10 viteve si shtet i pavarur. Shefi i diplomacisë kosovare ka njoftuar përmes facebook-ut se pikërisht ky universitet do të punojë me sistemin e edukimit në Kosovë.

“Mbrëmë pata rastin të flas para stafit akademik të universitetit Drake të Iowës për arritjet dhe partneritetet e Republikës së Kosovës gjatë 10 vjetorit të parë si shtet i pavarur. Ky event u mbajt në selinë e grupit financiar “Principal” në Des Moines, në patronatin e Presidentit të këtij univesiteti prestigjioz, zt. Marty Martin. Në perspektivë, ky universitet do të punoj me sistemin e edukimit në Kosovë”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

BE: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi mbetet kyç për rrugën drejt integrimit evropian

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, vazhdon …