Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka përfaqësuar Kosovën në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që këtë vit u mbajt në Tiranë, nisëm e cila realizohet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Planit Shumëvjeçar të Veprimit të Zonës Rajonale Ekonomike. Samiti u hap nga komisionarët e Bashkimit Evropianë, Thierry Bretton dhe Mariya Gabriel, Sekretarja Gjenerale e RCC-së, Majlinda Bregu dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Në këtë samit përveç fjalimeve të ministrave, janë nënshkruar edhe dy memorandume mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas një komunikate për media, thuhet se ministri Kuçi në fjalimin e tij ka potencuar punët që po bën Qeveria e Kosovës për të qëndruar në hap me botën teknologjike në aspektin e infrastrukturën dhe hapësirës së krijuar nga institucionet.
Kontrolloni gjithashtu
Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
