Autostrada “Arbën Xhaferi” së shpejti pritet që të lëshohet për qarkullim. Kjo është bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ai përmes një shkrimi, ka thënë se autostrada “Arbën Xhaferi” përfundoi lidhjen. “Autostrada “Arbën Xhaferi” përfundoi lidhjen. Mbeten punimet e fundit për t’u lëshuar e sigurtë në qarkullim për qytetarët. Punë e shkëlqyer po bëhet këtu drejt përfundimit të këtij projekti gjigant që afron Kosovën me shtetet fqinje. Lidhja e brendshme dhe ndërkombëtare përmes rrugëve cilësore nuk ndalet me kaq”, ka shkruar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
