Ministri Lekaj priti në një takim ambasadorin ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’ Connel

Ministri Lekaj priti në një takim ambasadorin ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’ Connel

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim njohës, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,Ruairi O’ Connel. Ministri Lekaj, fillimisht e falenderoi ambasadorin O’ Connel për vizitën e tij. Ministri Lekaj tha se “ Më vjen mirë z. ambasador që takohemi veq për të mirë dhe bashkë punime, ndër të tjera  e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar  dhe ato që kanë ngecur për t’u realizuar, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror”. Sipas ministrit Lekaj, në Ministrinë e Infrastrukturës është duke punuar edhe në zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me Hekurudhat e Kosovës.  Ambasadori O’ Connel  e përgëzoi ministrin Lekaj, për detyrën re si ministër i Infrastrukturës. Ambasadori tha se ne jemi ne përgaditje të Samitit të Berlinit, ku presim që se bashku të listojmë projektet e kësaj ministrie që do te prezantohen në këtë samit kanë përvojat e duhura.  Në fund të këtij takimi, ministri Lekaj dhe ambasadori O’ Connel, u dakorduan që të gjendet forma më të mira për të thelluar bashkëpunimin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …