Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka uruar mësimdhënësit dhe studentët për fillimin e ri të vitit akademik 2020/2021. Likaj ka shkruar se beson se edhe mësimdhënësit edhe studentët duhet të gjejnë mënyra më të lehta për t’u përballur me këtë situatë sfiduese. Ai po ashtu tha se duhet të angazhohen të gjithë që ky vit akademik të bëhet më i suksesshëm edhe në rrethana të vështira.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
