leoni

Ministri, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës këshilltarin bilateral të Italisë, në Ministri dhe në FSK, Gjovanni Ventura

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës, kolonelin, Gjovanni Ventura, këshilltarin bilateral të Italisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjatë këtij takimi, ministri Maqedonci e falënderoi kolonelin Ventura për shërbimin dhe kontributin e tij në avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe për rritjen e bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Italisë. Ministri gjithashtu i dëshiroi kolonelit Ventura suksese në detyrën dhe misionin e ri të tij. Ai shfrytëzoi këtë rast për t’i uruar mirëseardhje kolonel Osvaldo Çeroni, këshilltarit të ri në detyrë, duke shprehur pritshmëritë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Italisë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …