Hekuran Murati

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Në reagimin e tij, ai ka shkruar se Thesari ka alokuar me kohë buxhetin e muajit dhjetor por Komuna e Prishtinës nuk ka kryer pagesat e nevojshme. Sipas ministrit në detyrë, Hekuran Muratit, Thesari ka bërë alokimin të premten pasdite, më herët sesa zakonisht, për t’i mundësuar komunës pagesën e faturave të shërbimeve esenciale, përfshirë energjinë elektrike. Ai ka shkruar më tutje se stafi komunal ka përfunduar orarin e punës dhe nuk ka ekzekutuar asnjë pagesë, duke njoftuar se pagesat do t’i kryenin të hënën. “Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe nënkryetarët e komunës gjatë fundjavës janë marrë me “propagandë anti-qeveri”, duke pretenduar se pagesat ishin bllokuar nga Qeveria, ndërsa sipas tij, pagesat mund të ishin kryer të premten” ka shkruar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …