Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i ka shprehur ngushëllime familjes së 30-vjeçarit që kishte rënë në lumin Mat

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i ka shprehur ngushëllime familjes së 30-vjeçarit që kishte rënë në lumin Mat në Shqipëri, trupi i të cilit u gjend nga njësitet e specializuara të kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Njësitë e specializuara të kërkim shpëtimit te Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me njësitë e Forcave të Armatosura të Republikës se Shqipërisë pas disa ditësh kërkimi në një teren sfidues dhe të vështirë kanë arritur të gjejnë në afërsi të fshatit Urakë, trupin e pajetë të Jurgen Karajt, të riut që ra në rrjedhën e lumit Mat së bashku me shokun e tij më 10 janar. Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Shqipërisë dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme. Ngushëllime familjes Karaj dhe të afërmve të viktimës!”, ka shkruar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: 24 Marsi simbol sakrificës dhe kthesës vendimtare për lirinë e Kosovës

Komandanti i ZOD, tani kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24 Marsin si një …