Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i ka dhënë mbështetje të plotë marshimit “Drejtësi, jo politikë”

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ka dhënë mbështetje të plotë marshimit “Drejtësi, jo politikë”. Gjatë takimit të zhvilluar me Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, ai theksoi se lufta e popullit shqiptar ishte e drejtë, e domosdoshme dhe e pastër. “Lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, e domosdoshme dhe historikisht e pastër. Ata që udhëhoqën dhe mbrojtën këtë luftë nuk mund të mbahen peng i padrejtësive politike. Vendi i tyre është në shtëpi, pranë familjeve dhe popullit të vet, dhe ata duhet të kthehen sa më parë”, theksoi Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Ndërkohë, përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, tha se mobilizimi po rritet çdo ditë dhe se marshi i 17 shkurtit do të jetë shprehje e një zëri të fuqishëm qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Po mbahen peng të një drejtësie të padrejtë

Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit 2026 në rastin e ish-krerëve …