Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli e ka dënuar sulmin e djeshem në Toronto të Kanadasë

Ministri Pacolli: Pajtimi me Serbinë kalon nga pranimi i Kosovës si një realitet shtetëror

Ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli ka thënë se pajtimi në mes Kosovës me Serbinë kalon nga pranimi i Kosovës shtet i pavarur. Përmes një shkrimi në rrjetin social, shefi i diplomacisë kosovare ka theksuar se ky pajtim duhet të ketë në themel edhe bashkëpunimin ekonomik.

“Pajtimi i Kosovës me Serbinë kalon nga pranimi i Kosovës, si një realitet shtetëror i konsoliduar dhe me respekt të plotë të integritetit të saj territorial. Çdo model pajtimi duhet ta ketë në themel të vetin edhe ekonominë”,  thekson Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …