Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti prezanton asamblistët e Vetëvendosjes

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti prezanton asamblistët e Vetëvendosjes

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferencë për media ka prezantuar asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin komunal të Prishtinës. Ai tha se më 22 tetor kanë kërkuar nga qytetarët që ‘t’i dhënë krah Prishtinës’  në mënyrë që të gjitha projektet të zbatohet në ato fusha që kanë  nevojë. Ahmeti falënderoi të gjithë  qytetarët e Prishtinës që sipas tij ‘i dhanë krahë’.

Ai tha se tash në Kuvendin Komunal kanë  përfaqësimin edhe profesional, që nga arti deri te shëndetësia, arsimi.  “Pse ka qenë e nevojshme që ta kemi krahun e kuvendit komunal, Në zotimet që i kemi për mandatin e ardhshëm na nevojitet vota dhe shumica e asamblistëve. Prishtinën e falënderojmë për mbështetjen që na e kanë dhënë. Asamblisti më i votuar në Kosovë është Arben Vitia”, tha Ahmeti.

 Ndërsa, asamblisti Arben Vitia falënderoi të gjithë qytetarët që kanë votuar për kandidatët e Vetëvendosjes   për asamblistë. Ai tha se ky besim ka qenë për punën e Shpend Ahmeti që e ka bërë për katër vitet e kaluara. “Unë besoj që me besimin që na e kanë dhënë në dyfishimin do të kemi punën më të lehtë”, tha Vitia.

Kontrolloni gjithashtu

Numri i këshilltarëve, asistentëve e koordinatorëve të kabinetit Kurti arrin në 30 zyrtarë

Kabineti kryeministrit Kurti, përbëhet nga gati 30 persona të cilët angazhohen në këshillimin dhe menaxhimin …