Ministri Pacolli: Pavarësia e Kosovës ka krijuar bazën më të fuqishme të stabilitetit afatgjatë të Ballkanit Përendimor

Ministri Pacolli: Pavarësia e Kosovës ka krijuar bazën më të fuqishme të stabilitetit afatgjatë të Ballkanit Përendimor

Ministri i Jashtëm, Bexhet Pacolli ka marrë pjesë bashkë me kryetarin Thaçi në Forumin e Sigurisë “То be Secure” në Budve të Malit të Zi. Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës ka krijuar bazën më të fuqishme të stabilitetit afatgjatë të Ballkanit Përendimor.

“Bashkë me kryetarin Thaçi po marrë pjesë në Forumin e Sigurisë “То be Secure” (2BS) në Budvë. Pavarësia e Kosovës ka krijuar bazën më të fuqishme të stabilitetit afatgjatë të Ballkanit Përendimor dhe tërë Evropës.  Mali i Zi ka qenë një partner i besueshëm në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Sot, është model dhe frymëzim për shtetet e Ballkanit Përendimor që aspirojnë anëtarësimin në BE”, ka shkruar Pacolli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza i shkruan Ursula von der Leyen: BE-ja të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka kërkuar zyrtarisht …