Ministri Gashi, priti sot në takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou

Ministri Gashi, priti sot në takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti sot në takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou. Në këtë takim, ministri Gashi vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it, si dhe koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore. Ministri Gashi kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej, në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit etj. Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, znj. Alexandra Papadopoulou, vlerësoi gatishmërinë e ministrit Gashi për bashkëpunim dhe theksoi që do të vazhdojë të përkrahë edhe në të ardhmen institucionet e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …