Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, pas situatës së krijuar dje me reshjet e borës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që kenë me shumë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve të tyre dhe mos të dalin pa pajisjet adekuate dimërore në mjetet e tyre.
“Bëj apel te qytetarët që të vozisin me kujdes të shtuar dhe të jenë të pajisur me goma dimri dhe pajisje të nevojshme për këtë kohë. Sot gjatë ditës pjesëtarët e Agjencisë për Menaxhim Emergjent, intervenuan menjëherë pas rrokullisjes së një cisterne me naftë në Llabjan të Gjilanit. Lus qytetarët që të mos parkojnë veturat e tyre në vende që e pengojnë intervenimin e mjeteve për pastrimin e rrugëve, si dhe intervenimin eventual të zjarrfikësve dhe institucioneve tjera të sigurisë, ka shkruar Sefaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
