leoni

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në një takim komandantin e karabinierëve, kolonel Marco Di Stefano

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në një takim komandantin e karabinierëve, kolonel Marco Di Stefano

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e karabinierëve, kolonel Marco Di Stefano, me të cilin diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Në këtë takim theks i veçantë iu vu bashkëpunimit të mirë që kanë Policia e Kosovës me karabinierët italian të cilët veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i mirë mes institucioneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sa i përket sigurisë së gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës. Ministri Sefaj falënderoi në veçanti karabinierët italian të cilët vazhdimisht kanë përkrahur institucionet e sigurisë në Kosovë, në veçanti Policinë e Kosovës. Ai tha se kjo përkrahje ka ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin performances të Policisë së Kosovës sa i përket zbatimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …