Ministri Reçica ka pritur në takim një delegacion të Federatës Rajonale për Paqe

Ministri i Punës dhe Mirëqemies Sociale Skender Reçica, ka pritur në takim një delegacion të Federatës Rajonale për Paqe, të kryesuar ngaKatsumi Otsuka, Kryetar i Federatës së Paqes Universale për Evropën dhe Lindjen e Mesme, Jacuqes Marion, zëvendëspresident i Federatës së Paqes Universale për Evropën dhe Lindjen e Mesme, si dhe Carolyn Handschin-Moser, përfaqësuese e Federatës së Paqes Universale të Gruas. Në këtë takim është biseduar lidhur me paqen në botë dhe në rajonin tonë dhe në lidhje me sfidat që përballemi sa i përket ruajtjes së paqes dhe promovimit të saj. Ministri Reçica mysafirët i ka njoftua gjithashtu në lidhje me sfidat me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës dhe masat që janë duke ndërmarrë në lidhje me zvogëlimin e papunësisë dhe ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …