Bedri Sejdi Bajrami (20.3.1974 - 27.1.1999)

Bedri Sejdi Bajrami (20.3.1974 – 27.1.1999)

Bedriu u lind më 20 mars 1974, në fshatin Mirofc të Besianës, në një familje të varfër, por të urtë e bujare. Babai i dëshmorit, Sejdiu, ishte martuar me JNaxhieBeçirinnga Shtedimi dhe gjatë jetës bashkëshortore përpos dëshmorit të kombit Beriut ata kanë edhe tre djem e tri vajza (Nexhmiun, Sabriun, Samiun, Selveten, Sadie n dhe Mirveten). I ati i tij Sejdiu, një kohë të gjatë punoi punëtor krahu në ndërtimtari. Nga viti 1972, si shumë shqiptarë, edhe ai shkoi në mërgim, në tokën gjermane ku punoi një kohë të gjatë. Sejdiu përjetoi shumë tortura dhe keqtrajtime nga policia serbe. Në dhjetor të vitit 1998 e arreston policia serbe dhe nga pyetjet e panumërta që i parashtruan inspektorët serbë, ishte edhe ajo për të birin e tij Bedriun, i cili gjendej në radhët e UÇK-së.
Bedriu shkollën fillore e kreu në fshatin Ballsh (ish – Ballofc ), me sukses të shkëlqyeshëm. Shkollën e mesme, drejtimi i bujqësisë e kreu në Besianë, gjithashtu me sukses të shëklqyeshëm. Në vitin 1993 / 94 u regjistrua në Fakultetin e kulturës fizike në Prishtinë. Gjatë studimeve tregoi sukses të lartë, veçanërisht në atletikë. Bedriu ishte anëtar i Klubit të Atletikës “Llapi”, ku arriti të jetë kampion i Kosovës në hedhjen e sferës dhe të diskut. Rezultat i sukseseve të tij ishte shpallja për katër herë radhazi në mesin e dhjetë sportistëve më të dalluar të Kosovës dhe ishte shpallur nëntë herë kampion i Kosovës në atletikë.
Me rastin e mbylljes së objekteve sportive për nxënësit dhe studentët shqiptarë, nga pushtuesi serb, dëshmori Bedri Bajrami u angazhua për pavarësimin e sportit në Kosovë. Në vitet ’90, ai e shndërroi shtëpinë e tij në sallë ushtrimesh për talentet e rinj.
Në këto kushte ai tuboi rreth vetes dhjetëra sportistë të të gjitha moshave dhe kështu krijoi një armatë të tërë sportistësh, jo vetëm nga komuna e Besianës por edhe më gjerë.
Klubi i atletikës “Lllapi” u bë qendër e aktiviteteve sportive të Kosovës. Bedriu ishte rekord në hedhjen e shtizës.
Bedriu kishte dhembje në shpirt për shkak të vuajtjeve të popullit të tij. Këtë e shprehu edhe përmes pjesëmarrjes së tij në protestat studentore të 1 tetorit 1997. Ai mori pjesë edhe në të gjitha protestat tjera të organizuara në vazhdim deri në fillimin e luftës çlirimtare. Fillimi i uftës çlirim ata re nga UÇK-ja, Bedriun e gjen të gatshëm për të dhënë kontributin e tij në këtë luftë. Ai u bë ushtar i ditëve të para në ZOLL, duke dhënë një kontriburt të jashtëzakonshëm në aftësimin e rekrutëve të rinj. Së parin në radhët e UÇK-së u radhit në njësitet e ZOLL-it, në Zabërgjë. Më pas shkoi në Bajgorë me detyrë të vaçantë pranë shtabit të UÇK-së të ZOLL-it. Shpërthimi i Betejës së Kaqanollit Bedriun e gjen të gatshëm për betejë, të cilën ai u dallua me trimërinë e tij në luftimet kundër pushtuesit serb. Pas kësaj beteje Bedriu në Majac caktohet zëvendskomandant i Njësisë Speciale “Komando” me shifrën “Dardania -106”. Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit 1998 shkon në Llapashticë ku u mor me ushtrimin e pjestarëve të rinj të UÇK-së. Ai ishte pjesmarrës edhe i Betejës me rëndësi historike, më 24 dhjetor të vitit 1998 te Tabet e Llapashticës. Kjo betejë përfshiu territorin që nga Majaci e deri në Katunishtë.
Në luftimet e janarit 1999, Bedriu me njësitin e tij, u ndihmoi njësiteve të UÇK-së në Majac, dhe atje gjatë luftimeve më 27 janar 1999 ra heroikisht. Kjo ditë ishte ngritja e tij në altarin e lirisë. Bedriu jetoi, luftoi dhe ra heroikisht, duke u kthyer në ideal force për shokët e tij të luftës. Me rënien e tij ZOLL-i humbi njërin ndër luftatëtarë më të mirë, ndërsa Njsëia Speciale, udhëheqësin dhe trimin sypatrembur.
Edhe pse në gjendje shtetrrethimi, në përcjelljen e tij për në banesën e fundit mori pjesë popullata nga tërë Llapi. Pas luftës në organizim të Federatës së bolldibilldingut dhe TMK-së e të sportdashësve llapjanë, u organizua revyja memoriale e bolldibilldingut “Bedri Bajrami”. Tani në qytetin e Besianës një rrugë mban emrin e tij, sikurse edhe klubi i karatesë dhe ai i bolldibilldingut.
Ndërsa familja e dëshmorit është nderuar me mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, nga SHP i UÇK -së, po ashtu nga SHP i UÇK-së të ZOLL-it, nga shoqatat e luftës së UÇK-së si dhe nga Universiteti I Prishtinës. Po ashtu emri i tij është nderuar edhe nga Federata e Bolldibildingut dhe Federata e Atletikës së Kosovës, klubet e ndryshme sportive etj. (M. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …