Ministri Reçica ka thënë se rritja e pagës minimale është e domosdoshme

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se MPMS-ja ka ndërmarrë reforma ligjore në fushën e marrëdhënies së punës, fushën pensionale, sociale dhe familjare, si dhe të aftësisë së kufizuar. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ministri Reçica ka theksuar se niveli i lartë i papunësisë me shkallën rreth 30 për qind është një nga brengat më të mëdha të qeverisë. Reçica ka shtuar se vetëm vitin e kaluar kanë arritur ti përfshijnë në punësim dhe aftësim profesional mbi 12000 punëkërkues. Sa i përket numri të madh të lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës, Reçica ka thënë se MPMS-ja do të jetë e pakompromis ndaj atyre që nuk respektojnë masat e sigurisë dhe të shëndetit në punë.

Ndërkaq ka theksuar se rritja e pagës minimale në vend është e domosdoshme dhe tejet e rëndësishme për shkak të rritjes së kostos jetësore në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …