Ministri Reçica priti në takim ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al Jassim, të cilin e informoi rreth gjendjes aktuale sa i përket angazhimeve dhe planeve të MPMS-së, në fushat përkatëse. Ministri Reçica e falënderoi ambasadorin e Kuvajtit për përkrahjen e vazhdueshme që shteti i Kuvajtit po i jep Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e saj më të rëndësishme. Nga ana tjetër, ambasadori Fayez Mishari Al Jassim falënderoi ministrin Reçica për pritjen dhe takimin konstruktiv dhe ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e pa rezervë të shtetit të Kuvajtit për Republikën e Kosovës. Ministri Reçica dhe Ambasadori Fayez Mishari Al Jassim u dakorduan për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në çështjet prioritare, nëpërmjet bashkërendimit të veprimeve në fusha përkatëse dhe shikimin e mundësive të bashkëpunimit të përafërt me shtetin e Kuvajtit në fushën e punësimit dhe mirëqenies se qytetarëve në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …