leoni

Komuna e Deçanit-kryetari Ramosaj mbanë takim më DKA-në dhe Shkollat që do të jen pjesë e testit PISA

25 Prilli do të jetë data e mbajtjes së testit Ndërkombëtar PISA, pjesë  e secilit test do të jenë 119 nxënës të katër shkollave të komunë së Deçanit.

  1. Gjimnazi ,,Vëllezërit Frashëri’’ Deçan 42-Nxënës,

  2. SHMTP ,,Tafil Kasumaj,, Deçan- 42 Nxënës,

  3. SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit’’ Deçan 25 Nxënës,

  4. SHFMU ,,Bajram Curri ‘’ Strellc i Epërm 10-Nxënës.

Duke pas  parasysh rendësin e testit Pisa në nivel Republike, kryetari i Komunës së deçanit Bashkim Ramosaj, takoi drejtorin e DKA-së  Qazim Maloku, koordinatorin  e DKA-së për këtë test Zeqë Malaj, Drejtorët e shkollave të lartshënuara Bekim Vishaj,  Zenel  Kasumaj,  Betim Qorraj, Bashkim Berisha dhe koordinatorët e cilësisë në kudër të shkollave, takim ky informues lidhur më përgatitjet si dhe gatishmërinë e kryetarit të komunës të ndihmoi procesin për mangësitë eventuale që dolën nga ky takim si dhe mbështetjen e pa rezerve  te të gjitha strukturave që ky test të dalë i suksesshëm. Si konstatim doli se ka një sensibilizim dhe përgatitje shumë më të mirë se sa testi paraprak por nuk do të duhet ë neglizhohej për asnjë moment ndonjë detaj i cili do ta zvogëlonte rezultatin të cilët po e presim ne si komunë në veçanti dhe si Republike e Kosovës në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Konstituohet kuvendi i fëmijëve të komunës së Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në …