Komuna e Skenderajt përfituese e 20- shtëpive të cilat do të ndahen për familjet nevojtare

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ku ishte i pranishëm zëvendësministri, Milazim Gashi. Në këtë takim u diskutua për çështjen e kthimit dhe funksionimit të organeve komunale përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve. Po ashtu gjatë këtij takimi u shpalos programi nga ministria për komunitete dhe kthim për ndarjen e disa shtëpive për familjet nevojtare në Komunat e Kosovës. Komuna e Skenderajt ka përfituar 20- shtëpi të cilat do të ndahen për familjet nevojtare në Komunën e Skenderajt. Në fund, Kryetari Jashari, e falënderoi përzemërsisht zëvendësministrin Gashi për këtë projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …