Daçiq

Ministri serb, Daçiq angazhohet fuqishëm për të parandaluar njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka filluar një angazhim të fortë diplomatik për të parandaluar njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës. Ai ka zhvilluar një seri takimesh bilaterale në nivel të lartë në kryeqytetin e Madagaskarit, Antananarivo, ku, po merr pjesë në Samitin e Frankofonisë. Daçiq theksoi se aktivitetin kryesor të tij në Samit është duke e orientuar në takime bilaterale me përfaqësuesit e atyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që mos të ketë ndryshim të pozicionit të tyre, por edhe siç tha ai, do të ketë takime edhe me përfaqësues të vendeve ku është e mundur për të ndryshuar pozicion në drejtim të kundërt.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj pas aktgjykimit: Mandatari u caktua mbi një akt antikushtetues

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, …