Përurohen dhe inspektohen disa rrugë në qytetin e Deçanit dhe në fshatra

Kryetari  i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës Lutfti Zharku me bashkëpunëtorë. Pas pritjes në zyrë ata bashkë kanë vazhduar rrugën për të bërë përurimin dhe inspektimin e disa rrugëve në komunë e Deçanit.

Fillimisht të gjithë së bashku nisen punimet në rrugën ,,Skënder Rexhahmetja” në fshatin Isniq, ku për banorët e kësaj lagjeje kjo rrugë ka qen e mirëseardhur.

Ata  bashkë bënë edhe inspektimin e punimeve në rrugën ,,Dëshmorët e Deçanit’’ në qytetin e Deçanit, rrugë kjo e cila është në fazën e fundit të asfaltimit, ky delegacion ka vazhduar më një nisje të punimeve edhe në rrugën  ,,Isa dhe Valdet Kuçi’’ dhe rrugën e ,,Dobrunajve’’në qytetin e Deçanit për të vazhduar rrugëtimin drejt fshatit Lloqan për të bërë përurimin e segmentit të parë të rrugës nacionale Deçan –Plavë.

Kryetari Selmanaj falënderoi ministrin Zharku për financimin e këtyre projekteve infrastrukturore në komunën e Deçanit, duke shtuar se rruga Deçan –Plavë duhet trajtuar më ndryshe nga Institucionet tona, sepse është rrugë nacionale. Unë dua të besoi dhe insistoi se të gjithë deputet dhe qeveria duhet ta trajtonin në mënyrë të drejtë këtë rrugë sepse rendësin e kësaj rrugë ka karakter Nacional tha Selmanaj.

Ministri Zharku shprehu kënaqësi që gjendet në Deçan, për të përuruar projektet infrastrukturore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët e Deçanit.

Asfaltimi i fazës së parë të rrugës Deçan-Plavë  ka një rëndësi të veçantë sepse mundëson lidhjen e shqiptarëve në të dy anët e kufirit me Malin e Zi.

 Do të mundohemi që së bashku me Qeverinë të bëjmë zgjidhje në financimin e kësaj rruge deri në përfundimin e saj. Ne do të vazhdojmë me investimin e projekteve të tjera në këtë komunë edhe në vitin tjetër”, tha ministri Zharku.

Komuna e Deçanit është në fazën e përmbylljes së projekteve në infrastrukturën rrugore  në qytet dhe në të gjitha fshatrat  e komunë së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …