Ministri Shala uron Prishtinën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uroi Klubin Futbollistik Prishtina për fitoren e Kupës së Kosovës.

Ministri Shala me këtë rast e uroi Prishtinën edhe si përfaqësuese e Kosovës në Evropa Ligë, dhe ju dëshiron sukses e prezantim sa më cilësor të vendit tonë në këto gara të rëndësishme evropiane.

Më tej Shala u shpreh se kjo është ngjarje madhore për futbollin e Kosovës dhe për prezantimin e tij në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu ministri Shala u shpreh se tani që futbolli i Kosovës është pjesë e familjes së madhe të futbollit botëror, kërkohet angazhim maksimal dhe përkushtim në mënyrë që të tregojmë cilësi dhe të shënojmë suksese në garat e rëndësishme ndërkombëtare të cilat na presin.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …