Xhelal Sveçla

Ministri, Xhelal Sveçla, heq dorë nga kërcënimet dhe deklaron se nuk është i interesuar për luftë në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i njohur  jo vetëm për deklaratat e pamatura, por edhe për veprime shumë më të pamatura, më në fund duhet se po e kupton rëndësinë dhe rrezikun e situatës në Veri, pasi KFOR-i ende nuk ka marrë vendim për t’ i larguar barrikadat. Tani kur janë shtuar edhe dy barrikada të reja në Veri, ministri  Sveçla sot ka deklaruar se, nuk jemi të interesuar për luftë por angazhohemi për luftim të krimit brenda shtetit tonë. Kjo i pengon Serbisë sepse ndër vite ka mirëmbajtur në të gjitha format grupet kriminale në veri të vendit, ka shkruar  ai në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …