Nga nesër do të hapet konkursi për specializantët e pa punë. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj përmes një konference për media. “Për specialistet e pa punë kjo është ditë e madhe për juve dhe për ministrinë e po ashtu për shtetin e Kosovës. Sot konfirmojmë se specialistët e pa punë do të punësohen në sistemin shëndetësorë. Nga nesër do të hap konkursin për specializantët e pa punë. Nga sot nuk do të mbetet asnjë mjek në rrugë dhe të gjithë do të jenë të punësuar”, tha ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
