Ministri Zharku ka pritur në takim kryetarin e Ferizajt

Ministri i MI-së, z. Lutfi Zharku ka pritur sot kryetarin e Ferizajt, z. Muharrem Sfarqa, me ç’rast nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Ferizajt.

Qëllimi i këtij memorandumi është financimi i asfaltimit të rrugës Mirashë i Ri – Cërnillë, pastaj, asfaltimi i rrugës Greme – Burrnik – Gaqkë (Ferizaj – Shtërpcë), zgjerimi i rrugës Komogllavë – Tërstenik (përmes lagjes “Qarkosh” Ferizaj – Viti) dhe realizimi i unazës së jashtme në Ferizaj (Prelez i Jerlive – Kosine – Llojza – Dremjak – Nerodime). Ministria e Infrastrukturës i financon këto projekte në shumën e tërësishme prej 2.274.000 eurosh. Ndërkaq, asfaltimi i rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë dhe asfaltimi i rrugës Prelez i Jerlive – Muhoc – Lloshkobare do të realizohet drejtpërdrejt nga Ministria e Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …