Ministri Zharku, priti në takim kryetarin e Artanës

Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vend, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti sot kryetarin e Komunës së Artanës, Svetisllav Ivanoviq, me të cilin bisedoi për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë, ku njëkohësisht u përcaktuan edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e projekteve.

Projektet që do të realizohen në komunën e Artanës përfshijnë asfaltimin e rrugës Prekovc – Stanishor dhe asfaltimin e pjesërishëm të rrugës Gjilan – Artanë, në fshatin Koraqë.

Vlera parallogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 580 mijë eurosh.

Me këtë rast, ministri Zharku, u zotua për shtyrjen e proceseve të mëtutjeshme infrastrukturore në komunën e Artanës të cilat janë të parapara në strategjinë e përgjithshme të zhvillimit infrastrukturor të vendit për vitin 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …