Ministri Lluka premton mbështetje për projektet zhvillimore që janë në interes të qyetarëve në Pejë dhe në Burim

Ministri Lluka premton mbështetje për projektet që janë në interes të qyetarëve në Pejë dhe në Burim

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka gjatë vizitës në Pejë dhe në Burim ka zhvilluar disa takime ku u trajtuan çështje me interes për zhvillimin e këtyre komunave. Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmand Muhaxheri, u shqyrtuan planet dhe projektet në sektorin e ujit, respektivisht ujësjellësin, trajtimin e ujërave të zeza, grumbullimin dhe menaxhimin me mbeturinat, si dhe për sektorë të tjerë. Theks i veçantë i është dhënë realizimit të projektit për furnizim me ujë të fshatrave të Lugut të Baranit, pastaj gjetjes së zgjidhjeve për fshatrat e Rugovës, duke pasur parasysh se furnizimi me ujë do të ketë ndikim edhe në zhvillimin e turizmit. Njëherit u shqyrtua mundësia për ngritjen e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria gati të hyjë në BE pa të drejtë vetoje, synim anëtarësimi deri në 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se vendi i tij është gati të vazhdojë …