leoni

Ministria e Drejtësisë ka përcaktuar parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje e ndaj grave si një nga 5 objektivat strategjike

Ministria e Drejtësisë ka përcaktuar parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje e ndaj grave si një nga 5 objektivat strategjike

Nismat dhe ndryshimet ligjore nga Qeveria, në adresimin e dhunës në baza gjinore, dhe trajtimin e këtyre rasteve nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë, u diskutuan me policë, mbrojtës të viktimave, përfaqësues të strehimoreve dhe qendrave për punë sociale në  tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili tha se Qeveria ka treguar përkushtim serioz dhe veprime konkrete në dritë të luftimit të dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore, duke kuptuar pasojat fatkeqe të këtyre dukurive në shoqërinë tone. Kemi krijuar mekanizma që ndjekin krimin dhe llogarisim në sistemin gjyqësor të pavarur e efikas që të bëjë detyrën e tij. Përmes aktivizmit shoqëror ne e kemi obligim të parandalojmë dhunën në familje dhe dhunën me baza gjinore”, tha Kurti. Ministria e Drejtësisë ka përcaktuar parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave si një nga 5 objektivat strategjike, ndër të cilat është edhe harmonizimi i legjislacionit vendor me Konventën e Stambollit”, theksoi Kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …