Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme ju njoftojnë se organet kompetente dhe përgjegjëse për zhvillimin e procedurës penale

Ministria e Drejtësisë ka sqaruar arsyet e suspendimit të Avokatit të Shtetit, Shefqet Hasimi

Ministria e Drejtësisë ka sqaruar arsyet e suspendimit të Avokatit të Shtetit. Në njoftimin për media thuhet se avokati, Shefqet Hasimi u suspendua dhe ka filluar procedura disiplinore kundër tij sepse në komunikim zyrtar ka bërë deklarata të pavërteta në raport me Agjencinë Kosovare të Privatizimit duke e akuzuar atë se ka bërë privatizimin e kundërligjshëm të Hotelit Grand. “Në disa portale dje, më 14.8.2017, u raportua se Ministrja Dhurata Hoxha, ka suspenduar avokatin shtetëror Shefqet Hasimi, vetëm pse “foli kundër korrupsionit”. Kjo deklaratë është plotësisht tendencioze dhe ka për qëllim manipulimin e opinionit publik për të krijuar një imazh negativ të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministres Hoxha. Avokati shtetëror Shefqet Hasimi u suspendua dhe ka filluar procedura disiplinore kundër tij sepse në komunikim zyrtar ka bërë deklarata të pavërteta në raport me Agjencinë Kosovare të Privatizimit duke e akuzuar atë se ka bërë privatizimin e kundërligjshëm të Hotelit Grand.

Kontrolloni gjithashtu

Arian Tahiri emocionon me mbështetjen për Bedri Hamzën: ‘Ai na hapi rrugën, krijoi një brez të ri politikanësh’”

Figurë e afirmuar e gjeneratës së re politike në Mitrovicë, Arian Tahiri, ka shprehur publikisht …