Përfaqësuesit sindikal nga Shërbimi Korrektues i Kosovës takohen me ministren Haxhiu diskutojnë për kushtet e punës

Ministria e Drejtësisë reagon ndaj akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje për dështime në drejtësi

Ministria e Drejtësisë, më anë të një komunikate për medie, shpreh mos pajtim me konstatimet e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një konferencë shtypi. Sipas kësaj ministrie, është tërësisht e papranueshme tendenca që ky subjekt politik vazhdimisht përpiqet të denigrojë përpjekjet institucionale për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe funksionimin e mirëfilltë të sistemit të drejtësisë në vend. Anëtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, gjatë një konference për media ka numëruar disa nga rastet kur sistemi i drejtësisë në Kosovë sipas saj, ka dështuar. Sipas saj, qeveritë e mëparshme përkundër asaj se kanë thënë se janë zero tolerant ndaj korrupsionit, kjo nuk ka ndodhur.

“Ministria e Drejtësisë konsideron se është e pa drejtë që deficitet politike të këtij subjekti si dhe papërgjegjshmëria për të kontribuar në çështjet politike siç është miratimi Demarkacionit me Malin e Zi, t’i faturohen sistemit të drejtësisë së Kosovës”, është thënë  në reagim, duke u shtuar se në nivelin e politikë bërjes, Ministria e Drejtësisë,  me kohë ka adresuar të gjitha masat për fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe forcimit të integritetit të gjyqësorit në përgjithësi. “Në adresimin e përmbushjes së kriterit të dytë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Ministria e Drejtësisë me kohë ka adresuar politikat legjislative duke përmbushur obligimet e Agjendës së Reformave Evropiane përmes hartimit të ndryshimeve në Ligjin për Prokurorin e Shtetit, Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit gjatë ushtrimit të funksionit publik, si dhe konsolidimin e politikës për suspendimin e zyrtarëve publik në rast të ngritjes së aktakuzave për korrupsion apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, politikë kjo e integruar në kuadër të ndryshimeve në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, projekte legjislative që shumë shpejt do të jenë po ashtu në agjendë të Kuvendit për miratim”, thuhet më tej në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …