Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton se përkundër reshjeve të borës të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e MI-së janë në terren gjatë gjithë kohës duke pastruar rrugët nacionale, regjionale dhe autostradat. Për shkak të reshjeve të pandërprera dhe rënies së temperaturave në vazhdimësi, mund të ketë ndonjë vështirësi në qarkullim, veçanërisht në zona malore.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
