leoni

Ministria e infrastrukturës: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Ministria e infrastrukturës e Kosovës, ka bërë të ditur për mediet  se të gjitha rrugët në vendin tonë janë të kalueshme. Rexhë Osmanaj, ushtrues i detyrës së drejtorit të Departamentit për menaxhimin e rrugëve, tha se vështirësi në qarkullim ka në viset malore. “Rrugët kryesore nuk janë të mbuluara me borë. Në bazë të informatave që i kemi nga menaxherët rajonalë e që janë në terren, me përjashtim të rrugëve malore ku ka më shumë të reshura dhe qarkullimi është më i vështirësuar, rrugët e tjera janë të kalueshme”, tha Osmanaj.

Raportohet se problemet me të mëdha në qarkullim janë në rrugën Pejë – Kullë – Rrozhajë dhe në Zhur e Dragash. Ministria e Infrastrukturës i ka angazhuar 14 kompani për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale. Të gjitha kompanitë e angazhuara janë në terren dhe bëjnë kujdestari edhe gjatë natës.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …