Ministria e Infrastrukturës: Me gjithë reshjet e borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

Qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale po vazhdon të përmirësohet. Të gjitha llojet e automjeteve po qarkullojnë pa ndonjë pengesë. Ekipet e Ministrisë janë në teren duke monitoruar dhe vazhduar punën me kompanitë e kontraktuara në mirë mbajtën e rrugëve, në mënyrë që komunikacioni të zhvillohet normalisht. Po ashtu, ekipet janë duke iu dalë në ndihmë ekipeve lokale në disa komuna të Kosovës për të zhbllokuar disa rrugë në zona të thella malore. Në rrugën rajonale Brezovicë – Qendra e Skijimit është duke u punuar për zhbllokimin e saj. Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit të përcakuara me Ligj dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 12 mijë raste të parashkruara, drejtësia në Kosovë nën hijen e dështimit sistemik

Mbi 12 mijë raste penale janë parashkruar në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit, duke …