Ministria e Jashtme hungareze ka thirrur në bisedë ambasadorin e Ukrainës, për shkak të deklaratave fyese ndaj qëndrimit të Hungarisë lidhur me luftën në Ukrainë. “Është koha që udhëheqja ukrainase të ndalë fyerjet drejtuar Hungarisë dhe të pranojë vullnetin e popullit hungarez”, tha të mërkurën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto. Ai iu referua fitores në zgjedhjet e 3 prillit të partisë në pushtet Fidesz të kryeministrit Viktor Orban. Hungaria ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian. Por, kryeministri Orban ka thënë se nuk do të lejojë që territori i Hungarisë të përdoret që shtetet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian të dërgojnë armatime në Ukrainë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
