Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”  

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”. Konferenca mbahet nesër, më datë 26.10.2023, duke filluar nga ora 08:45, në hotelin Venus (në afërsi të qendrës tregtare QMI, magjistralja Prishtinë-Ferizaj). Në panelin kryesues do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallëjtnant Bashkim Jashari, drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade Ralf Peter Hammershtein. Pjesëmarrësit në këtë konferencë do të jenë ambasadorë, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës..

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …