Ministria e Mbrojtjes, ka bërë të ditur se të gjitha kazermat e FSK-së janë funksionale dhe po shërbehet ushqimi  

Ministria e Mbrojtjes, përmes një reagimi, ka thënë se të gjitha kazermat e FSK-së janë funksionale dhe po shërbehet llojllojshmëri shujtash të ushqimeve. Kjo ministri i ka quajtur propaganda raportimet e disa medieve në lidhje me ushqimin e FSK-së. E vërteta është se nuk ka mungesë të ushqimit dhe as të cilësisë, pasi të njëjtat produkte bazë përdoren në çdo shtëpi në Kosovë, e vetmja gjë me të cilën po përballemi është mungesa në numër e stafit teknik, pasi kuzhinierët veçse i kemi angazhuar në këtë periudhë si rezultat i marrëveshjes me Qendrën Studentore, si dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës. Ky problem do të zgjidhet sapo të mbyllet konkursi për pranimin e stafit profesional vetanak, konkurs ky që është hapur dhe çdo procedurë do të përfundojë në afat prej 45 ditësh.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate propozon Fatmir Limajn për president

 Teksa skena politike në Kosovë vazhdon të dominohet nga diskutimet për zgjedhjen e presidentit të …