leoni

Ministria e Mbrojtjes së Kinës u kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta ndalojnë armatosjen e Tajvanit

Ministria e Mbrojtjes së Kinës u kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta ndalojnë armatosjen e Tajvanit, pasi Departamenti amerikan i Shtetit e miratoi një shitje potenciale prej 500 milionë dollarësh të sistemeve të gjurmimit të avionëve luftarakë F-16 dhe pajisjeve të tjera në Tajvan. Kina i kërkon palës amerikane ta përmbushë në mënyrë efektive angazhimin e saj për të mos e mbështetur pavarësinë e Tajvanit, ta ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit dhe ta ndalojë rritjen e lidhjeve ushtarake SHBA-Tajvan”, tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Zhang Xiaogang. Amerika si shumica e vendeve të botës, nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por është mbështetësi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit dhe e furnizon atë me armë, gjë që e zemëron Pekinin. Në fund të korrikut, SHBA-ja e prezantoi pakon e ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë të 345 milionë dollarëve, e cila besohet se do ta forcojë kapacitetin e ishullit për ta luftuar ndonjë pushtim eventual nga Kina.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami: Në PDK nuk ka individë që bëjnë tregti me Vetëvendosjen

Artan Behrami: Kurti po i vendos kushte Amerikës, qasje e rrezikshme për Kosovën

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin …