Burrë e grua nga Gostivari dhe djali i tyre i mitur janë dënuar në Serbi nga policia pasi djali i tyre kishte veshur bluzë me shqiponjë

Dje afër Beogradit, një patrullë e Policisë së Serbisë ka ndaluar makinën e shqiptarit nga Gostivari, ndërsa i kanë marrë në stacion të policisë vetëm sepse djali i tyre i mitur, ka pasur të vesh një bluzë me shqiponjë. Policia kishte mbajtur peng familjen shqiptare në polici, ndërsa para gjykatës e ka nxjerrë nënën e djalin, S.B, e cila është dënuar me 30.000 dinarë si dhe është shpallur “person non grata” deri në vitin 2031. Gruaja nuk është lëshuar derisa ka paguar gjobën në para dhe kur e ka firmosur vendimin gjyqësor, me të cilën asaj i ndalohet hyrja në territorin serb për 7 vitet e ardhshme. Për rastin ka reaguar ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja. Ai ka thënë se kjo është e tmerrshme, por nuk ndihet  i habitur, me veprime të tilla të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria Kroate e Mbrojtjes dërgon Kontingjentin e 41-të, të trupave në KFOR-it në Kosovë

Ministria kroate e Mbrojtjes ka njoftuar dërgimin e kontingjentit të 41-të, të trupave të saj …