Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim dhe ka shpallur Pejën, zonë karantine si shkak i rasteve të shumta më COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim dhe ka shpallur Pejën, zonë karantine si shkak i rasteve të shumta më COVID-19

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë ka bërë me dije se është marrë vendim që ky qytet të hyjë në karantinë. Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim dhe ka shpallur Komunën e Pejës zonë karantinë, pasi që banorët e kësaj komune dyshohen që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me personat e infektuar me Covid-19. Me të njëjtin vendim, Rrugët “Cenë Abdyli 47“, “28 Nëntori nr.4”, “Fabrika e Sheqerit”, “Vëllezërit Kastrati”, “Adem Jashari 174 2/1” dhe fshatrat Nabërgjan, Vitomericë, Lutogllavë, Katund i Ri (Billagaj) në Komunën e Pejës shpallen vatra të përhapjes së infeksionit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …